Banjisht Resort & SPA

Në një lartësi mbidetare prej 880, në zemrën e një rripi malor të mbushur me pisha të larta, ndodhet resorti më i vjetër në rajon me emrin Banjisht. Atmosfera e qete dhe relaksuese nuk është e gjitha çka ofron ky resort dhe rëndësi të veçantë u kemi kushtuar shërbimeve tona mjekësore me ujëra termo-minerale që gjithashtu ofrojnë shumë aktivitete për t’ju mbajtur në formë dhe për të regjeneruar shëndetin tuaj.

Me respekt për historinë dhe traditën, si dhe për të mos e prishur bukurinë dhe harmoninë që ka arritur majat më të larta në këtë vend të shenjtë, Banjishti ka ruajtur pamjen e tij tradicionale arkitekturore. Në brendësi resorti ofron akomodim modern dhe luksoz jo vetëm për të kaluar një natë, por edhe për të shijuar llixhat për një periudhë më të gjatë.

Kosovrast Hotel & SPA

Kosovrasti është një resort modern me kapacitet total prej 75 dhoma, të gjitha me pamje drejt liqenit të Dibrës. Pejsazhet mahnitëse, liqeni i Dibres dhe kanjoni i lumit Radika, e bëjnë këtë resort një vend të përshtatshëm si për shëtitje relaksuese ashtu edhe për adventuara të paharueshme.

Ujëra termale të pasura me shëndet dhe jetë. me shekuj kanë vërtetuar aftësitë e tyre magjike në shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Stafi mjekësor aplikon metodat e vjetra natyrale në kombinim me risitë më të fundit shkencore për të aritur rezulltate sa më të mira trajtimi. Vëmendje speciale i kustohet motivimit të klientëve për participim aktiv dhe të vazdhueshëm në ndjekjen e programeve dhe aktiviteteve të planifikuara për ata.

Aqua Spark – Kosovrast

Ështe çdo ditë verë në Aqua Spark, pasi mund të shijoni pishinat termike gjatë verës ose dimrit. Ky park ujor garanton argëtim dhe relaksim të pakufizuar, si për të rriturit poashtu edhe për fëmijët. Është në dispozicion për vizitorët e përditshëm ose për mysafirët që qëndrojnë në Hotelin e Kosovrastit.

Mysafirët gjithashtu mund të shërbehen me pije dhe ushqim në bar, duke shijuar pejsazhin e mrekullueshëm të Liqenit të Dibrës dhe lumit Radika, ose të relaksohen ne shërbimet e tjera që i ofron Aqua Spark: Masazh, sauna suedeze, sauna me rreze infra të kuqe (infrared), banjë avulli dhe xhakuzi.

Hotel Venec – Dibër

Hoteli i parë në qytetin e Dibrës me traditë mbi 40 vjeçare, ofron qëndrim në qendër të qytetit për të gjithë klientët që dëshirojnë të vizitojnë qytetin tonë të bukur. I kategorizuar me 3 yje, ky hotel ka 15 dhoma të cilat janë të areduara me kujdes dhe shije, që përmbushin kërkesat e të gjithë klientëve.

Veneci është i njohur për teracën verore me traditë, si dhe për kuzhinën e saj unike ku veçanërisht duhet të përmenden çorbat dhe ushqimet tradicionale të këtij rajoni.

Villa WELLNESS 

Hidroterapia

Qëndrimin në pishinë me ujë termo-mineral për një interval prej 5-20 minuta, i mundëson trupit që të absorbojë mineralet nga vetë uji përmes lëkurës ose inhallimit të avullit dhe gazrave që lëshon ai. E gjithë kjo ka një efekt terapeutik sepse ndryshon temperaturën e trupit, përshpejton funksionimin e gjëndrave, zemrës, sistemit imununitar, qarkullimin e gjakut, sistemin e tretjes si dhe ndihmon muskulaturën dhe lëkurën.

Fangoterapia

Fangoterapia është një trajtim mjaft i veçantë që realizohet përmes baltës unike me prejardhje vullkanike që mblidhet pranë burimeve të ujërave termale. Balta në kontakt me trupin shpërndan sasi të larta të mineraleve mbi të duke pastruar dhe rivitalizuar lëkurën. Përveç që kjo terapi të relakason, ajo gjithashtu ndihmon për të nxjerrë substancat toksike nga trupi, zvogëlon shtrëngimin e muskujve dhe dhimbjet, dhe rekomandohet për trajtimin e osteoartritit dhe sëmundjeve të lëkurës.

Masazhe

Masazhet ju ndihmojnë që të largoni stresin dhe të relaksoni gjithë trupin. Kur trupi është i relaksuar ai atëherë prodhon endorfinin, që një njihet ndryshe edhe si hormoni i “gëzimit”. Endorfini është hormon natyral i trupit dhe krijon një disponim më të mirë që gjithashtu zvogëlon dhimbjet dhe nevojën e përdorimit të medikamenteve.

Elektroterapia

Elektroterapia përfshin përdorimin e shumë paisjeve të ndryshme që shfrytëzojnë rrymën elektrike për qëllime mjekësore. Përdoret për relaksimin e ndezjeve muskulore dhe rehabilitimin e tyre, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, përmirësimin dhe rritjen e shkallës të lëvizjeve, menaxhimin e dhimbjeve kronike, post traumatike dhe post kirurgjikale.

Kinesiterapia

Me kinesiterapi nënkuptojmë një sërë ushtrimesh terapeutike të cilat zhvillohen nën mbikëqyrjen e një fizioterapeuti të specializuar dhe është një nga metodat kryesore të rehabilitimit. Nje lëvizje relevante ndihmon në përmirësimin dhe funksionimin e kockave, muskujve dhe sistemit kardio vaskular. Kjo terapi aplikohet pasi gjendja e pacientit stabilizohet që ti mundësojë atij kthimin dhe kompensimin e aftësisë të lëvizjes, si dhe të shmang rrezikun e komplikimeve.

Fototerapia

Fototerapia është një formë e aplikimit të energjisë së dritës ne pjesë të trupit të njeriut për qëllime terapeutike. Ky lloj i trajtimi përdoret për një kohë shumë të gjatë për shërimin e psoriazës dhe plagëve, zvogëlon dhimbjet si dhe përmirëson disponimin dhe çrregullimet e gjumit

Sauna

Djersitja e trupit nxjerr papastërtitë dhe kjo është mënyra më e mirë për detoxim. Djersitja gjithashtu rit qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët dhe ndikon ndjeshëm në uljen e shtypjes të gjakut. Rekomandohet si për personat e sëmurë ashtu edhe për ata të shëndoshë.

Terapia Klimatike

Resorti i Banjishtit gjendet në një zonë malore me vegjetacion të pasur, që është e njohur për ajër të pastër dhe nivele të ulëta të ndotjes. Kjo ndihmon mjaft personat me probleme në sistemin respirator, ndërsa muzika e bukur e zogjve dhe pamjet piktoreske do te mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj. Për ata që duan ujin, hoteli i Kosovrastit ndodhet pranë bregut të liqenit të Dibres dhe kanjonit të lumit radika, i rethuar me male të larta shkëmbore.

Qendra Estetike

Qendra estetike  në resortin e Banjishtit, ofron shërbime për relaksim në ambiente luksoze dhe intime. Trajtimet e fytyrës me maskë sulfuri naturale si dhe fango terapia për fytyrën janë brand i Banjave të Dibrës të cilat duhet çdo femër ti provojë

Shërimi dhe trajtimi i sëmundjeve

Jemi të liçensuar nga Ministria e Shëndetësisë e R.M. për shërim banjor dhe terapi fizikale. Gjithashtu kemi bashkëpunim edhe me Fondin e Shëndetësisë. Shërbimet tona mjekësore rekomandohen për trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve dhe një listë të shkurtër e kemi paraqitur më poshtë.

  • Sëmundjet e aparatit lokomotor: Sëmundjet reumatike inflamatore, Poliartriti reumatik kronik, Spondiliti ankilozant

  • Artriti reumatik

  • Dëmtimet e sistemit nervor periferik

  • Paralizat kompresive që prekin një nerv se një pleksus.

  • Sëmundja e parkinsonit.

  • Paraliza Cerebrale

  • Sëmundjet e sistemit respirator: Bronkiti kronik, Astma Broniale, Sinusitet

  • Inflamacionet kronike të veshkëve, vezikës dhe rrugëve urinare

  • Steriliteti femëror (primar dhe sekondar)

  • Gastriti atrofik kronik

  • Ulcera Gastro-Duoenale peptike

  • Inflamacionet e fshikees biliare

  • Konstipacioni kronik

  • Sëmundjet endokrine: Obesiteti, Hyperuricemia

  • Rehabilitimi i frakturave, luksacioneve dhe subluksacioneve

  • Rehabilitimi pas polytraumave

  • Eczemat

  • Psoriazat

  • Infeksionet e lëkurës

Ndikimi i ujërave termo-minerale

Na vazhdim po ju paraqesim disa shkrime nga mjekët tanë në lidhje me ndikimin e ujëerave termo-minerale dhe shërbimeve tjera mjekësore tek sëmundje të ndryshme.

Vendndodhja e hoteleve

Dibër, 1250, Maqedonia Veriore

Lajmet më të fundit

Јавен повик за годишно собрание 2025

April 23rd, 2025|0 Comments

Почитувани акционери, Ве информираме дека годишното собрание ќе се одржи на ден 20.05.2025 во 10:00 часот, во просториите на Дебарски Бањи Цапа на адреса ул. 8 Септември Бр.9, Дебар (хотел Венец). Прилог дневен ред

Јавен повик за годишно собрание 2024

April 22nd, 2024|0 Comments

Почитувани акционери,Ве информираме дека годишното собрание ќе се одржи на ден 21,05,2024 во 10:00 часот, во просториите на Дебарски Бањи Цапа на адреса ул. 8 Септември Бр.9, Дебар (хотел Венец).Прилог дневен ред и предлог одлуките

Јавен повик за собрание на акционери 2023

May 22nd, 2023|0 Comments

Ве информираме дека А.Д. Дебарски Бањи-Цапа на 22.06.2022 во 10:00 часот во ресторант Уранику-Дебар, ќе одржат редовно годишни собрание на акционери. Дневниот ред и сите одлуки можете да ги најдете подолу.

Јавен повик за собрание на акционери 2022

May 16th, 2022|0 Comments

Ве информираме дека А.Д. Дебарски Бањи-Цапа на 21.06.2022 во 10:00 часот во ресторант Уранику-Дебар, ќе одржат редовно годишни собрание на акционери. Дневниот ред и сите одлуки можете да ги најдете подолу.

Јавен Повик за собрание 2021

May 20th, 2021|0 Comments

Ве известуваме дека на 24.06.2021 во 10:00 часот, во ресторант Уранику-Венец Дебар, ќе се одржи годишното собрание на аксионерите на друштвото. Предложениот дневен ред на собранието и одлуките, можете да ги најдете на следните

Јавен Повик за собрание 2019

May 1st, 2019|0 Comments

Друштво за бањски туризам и телесна рехаблитација Shoqatapërturizëmbanjordherehabilitimshëndetesor АД ДЕБАРСКИ БАЊИ-ЦАПА. SH.A.BANJAT E DIBRES CAPA Бр.-Nr. 02-60/3 __________02.05.2019 год.vit Дебар-Diber Врз основа на член 384,385 и 388 од Законот за трговски друштва (службен весник

Аква Спарк Косовраст

October 2nd, 2018|0 Comments

На 22 Јуни 2018, официално се пушти во упортеба првиот Аква Парк со термо минерални води во Македонија и во Југо-Западниот Балкан. Проектот го нарковме Aqua Spark, каде зборот аква

Aqua Spark Kosovrast

September 14th, 2018|2 Comments

Në 22 Qershor 2018, zyrtarisht u inagurua Aqua Parku i parë me ujëra termo minerale në Maqedoni dhe Ballkanin Jug-Perëndimor. Projekti u emërua Aqua Spark, ku Aqua qëndron si sinonim për

Loading the next set of instagram posts...