Shėrbimet

Përveç shërbimeve hotelierike që ofrohen në dy hotelet moderne të Banishtit dhe Kosovrastit, Banjat e Dibrës Capa janë prqendruar veçanërish në shërbimet mjeksore. Edhe pse Banjat e Dibrës disponojnë me një ujë natyral termo-mineral, me temperaturë optimale prej 38 °C, i cili klasifikohet në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë për efektet shëruese dhe përbërjen minerale sipas një studim të bërë nga AKAO, kjo qendër gjithashtu është e paisur me aparate të teknollogjisë më të fundit për elektro terapi.

E sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, Banjat e Dibrës kanë mbi 150 të punësuar, mes të cilëve 4 mjek specialist, 1 mjek të përgjithshëm dhe mbi 40 fizioterapeut dhe motra medicinale, prej të cilëve dy janë në shërbim të pacientëve tane 24 orë. Me këtë staf mjeksor, ofrojme këta lloje të terapive:

  • Hidro terapi
  • Masazha manuale
  • Kinezi terapi
  • Tens terapia
  • Elektro stimulime
  • Vakum
  • Terapi magnetike
  • Terapi me ultra tinguj (Ultrasound)
  • Rryma interferente
  • Terapi me lazer (Laser therapy)
  • Terapi me reze infra të kuqe (Infrared heat Lamp)
  • Etj.