Hotelet

 Hotel Banjisht

Natyra BanishtNë një lartësi mbidetar prej 670m pranë malit Deshat, ndodhet hoteli i Banishtit i rrethuar me një natyrë të gjelbër dhe romantike. Dhe pikërisht në këtë vend ndodhet edhe njëri nga burimet më të vjetra të ujërave termo-minerale në Ballkan. Fillimisht është zbuluar nga Turqit otoman të cilat e zbuluan gjatë pushtimit të trojeve Shqiptare, ku ndërtohen edhe pishinat e para, të cilat mund të vizitohen edhe sot.>

Sot hoteli i Banishtit paraqet një qendër moderne mjekësore, që kombinon efektet shëruese të ujërave termo-minerale me arritet më te fundit të mjekësisë. Ky hotel ka kapacitet prej 300 shtretër, dhe ofron disa lloje të kategorive të akomodimit. Hoteli disponon dy pishina me ujëra termo-mineral dhe 10 pishina private, dhome për fitnes dhe ushtrime me instruktor, internet falas WiFi, park, parking për vetura etj.

Hotel Kosovrast (Termal)

Hotel Termal KosovrastHoteli Kosovrast i ndertuar në vitin 1980, nga arkitekt gjerman, paraqet një nga hotelet më moderne në rajon. I renovuar së fundmi, ku hotel posedon kapacitet prej 150 shtretër, dy pishina të mëdha mbrenda vet hotelit dhe një jashtë tij me ujë termo-mineral, sallë konferencash, disa salla për terapia dhe fitnes. 

Është i ndërtuar në pikën ku derdhet uji i paster i lumit radika në liqenin artificial të Dibrës, në një lartësi mbidetare prej 400 metrash, i rethuar me një pejsazh mahnitës.