Increase font size Default font size Decrease font size Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size
OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
Banjat e Dibrės kujdesen pėr natyrėn PDF Printoni E-mail
Në 23 Maj 2011 u vendos në funksion sistemi i ri për ngrohje te hotelit te Kosovrastit, investimi me i fundit i Banjave të Dibres Capa, që do te eleminojne tëresisht nevojen e përdorimit të lëndëve djegëse (naftës) dhe rrymes elektrike. Ky projekt UNIK i këtij lloi, dhe qe realizohet për here të parë ne bote, jo vetem qe na rendit ne tek bizneset e para te gjelberta ne trojet Shqiptare dhe më gjërë, por njëkohësisht edhe permireson kualitetin e sherbimeve ne hotelin e Kosovrastit. Tani në të gjitha dhomat ofrohet 24h uje i ngrohtë, për dallim nga 2 orë në mbrëmje siç ishte deri tani tek dhomat standarde. Njëkohësisht të gjitha dhomat do të kenë ngrohje pa limit, të cilën do të mund ta kontrollojnë vetë nga rregulluesit e temperaturës të cilët do të montohen së shpejti në të gjitha dhomat. E gjithë kjo do të ofrohet pa asnje pagese shtese. Ky sistem u projektua dhe realizua nga Euroterm, Prilep, ndërmarje kjo mjaft e suskeshme në Maqedoni. Ne së bashku arritëm që të shfrytëzojmë energjinë e ujit tone termo-mineral, ne kombinim me atë solar (diellor) per te eleminuar teresisht perdorimin e lëndëve të cilat ndotin ambijentin. Për shkak se uji termo-mineral nuk mund te futet direkt ne sistemin e ngrohjes per shkak te agresivitetit te tij dhe permbajtjes të lartë të sulfurit që do të shkaktonte ndryshkjen e menjëhershme të tërë sistemit, gjetja e zgjidhes ishte një sfidë e vërtetë e cila edhri pas shumë hulumtimeve nga të dy palët (Banjat e Dibres dhe Euroterm). Për të realizuar këtë u desh që të ndërtonim një shkëmbyes nxehtësie gjigand (heat exchanger) që i ngjan një pishine te mbushur me ujin termo-mineral, në të cilin futem plot 6 km gypa në formë spiraleje ku kalon uji për tu ngrohur. Dhe rezultatet janë mahnitëse sepse arritëm që të ngrohim ujin deri në 43.5 gradë celcius.

Ky sistem gjithashtu ndihmohet nga 30 kolektorë solar, te cilat janë prodhim i Euroterm-it dhe kanë një kueficient të lartë energjie. I gjithë ky projekt u realizua me investime të Banjave të Dibrës, pa ndihmen e granteve apo kredive. Planifikojme që vitin e ardhshëm i njejti projekt të realizohet edhe ne hotelin e Banjishtit.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Ēfarė thonė tjerėt pėr Banjat e Dibrės:

Na gjeni edhe nė Facebook

Sondazh

Sa herė i keni vizituar Banjat tona ?