| Banjat e Dibrės Capa |
|
|
|
|
Banjat e Dibrës Capa (ose Lixhat e Dibrës) kane në pronësi dy hotele, në një qytet të vogël me emrin Dibër në R. e Maqedonisë. Ajo çka paraqitet si atraktivitet i rrallë në këto banja është uji natyral termo-mineral që buron tek Banjat e Dibrës Capa. Është ky ujë që rradhitet në vendin e parë në evropë dhe të tretin në botë për efektët shëruese dhe për përbërjen minerale që ka, fakt ky i cili flet shumë për ne. Të njohura shpesh edhe nën emrat e hoteleve Banisht dhe Kosovrast, Banjat e Dibrës Capa ofrojë shërim, rehabilitim dhe relaksim për të gjithë pushuesit, dhe çka është më e rëndësishme, e gjithë kjo është e përfshirë në një çmim mjaft të përshtatshëm që mund të përballohet nga të gjithë. Me dy hotelet e lartë përmendra, kemi një kapacitet prej 500 shtretër, dhe po punohet për rritjen e kapacitetit dhe modernizimin e tyre. Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 vjet nga privatizimi i këtij institucioni, janë kryer ndryshime të mëdha duke filluar nga vet stafi mjeksor i cili është pasuruar me mjek të ri e deri te ndryshimet e mbrendshme dhe të jashtme që janë kryer në hotelet tona. Mjafton të përmenden këtu dhomat të cilat janë ndryshuar tërësisht dhe janë paisur me inventar modern, janë ndërtuar pishina të reja moderne, jemi paisur me aparate medicinale moderne për terapia dhe shumë e shumë ndryshime tjera, të cilat është e pamundur t'ua paraqesim të gjitha. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|