| Shėrimi i sėmundjeve |
|
|
|
Sëmundjet e Lëkurës Edhe pse në kohën e sotme janë bërë arritje shumë të mëdha në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, prapëseprapë balneoterapia mbetet një nga opsionet më të mira dhe më të sigurta në këtë fushe. Këtu duhet cekur se pak ujera termonineral nëpër botë plotësojnë vetitë kimike në trajtimin e kësaj sëmundjeje pasi vetëm banjat (llixhat) me përmbajtje të lartë sulfuri dhe ujë hipotonik në shërimin e sëmundjeve të lëkurës. Në këtë kontekst Banjat e Dibres-Capa disponojnë me ujera termominerale që ndihmojnë në mënyrë të përkryer në shërimin e shume sëmundjeve te lëkurës si:
Sukses i veçantë është arritur sa i përket sëmundjes të Psoriazës. Psoriaza është semundje kronike, jo ngjitëse, inflamatore e lëkurës që karakterizohet nga zona të skuqura të mbuluara nga luspa me ngjyrë të bardhë. Një deri ne tre për qind e popujve mbarë botës janë të prekur nga psoriaza me një shpejtësi më të madhe në Evrope dhe Amerikën e Veriut. Prek me shume moshat nga 15-45 vjet. Uji hipotonik dhe me përmbajtje të lartë të sulfurit e ben këtë qendër ndër më të dalluarat jo vetem në rajon por edhe më gjerë. Studimet shkencore tregojnë për veprim të lartë anti-inflamator të këtyre ujërave sulfuror në sëmundjen e psoriazes. Pacientet që janë trajtuar në Banjat e Dibrës për sëmundjen e psoriazes kane pasur përmirësim të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm të simptomave. Vlen të theksohet se kemi vërejtur uljen e jashtëzakonshme të sipërfaqes të lëkurës e prekur nga psoriaza dhe zvogëlim të aktivitetit të saj. Këto dy parametra të përmendura më lartë përbejnë treguesin më të rëndësishëm që përdoret në të gjithë botën lidhur me sëmundjen e psoriazës. Në ekzaminimet histologjike pas mbarimit te balneoterapisë është vënë re ulje e qelizave imunitare dhe disa substancave toksike që janë edhe baza në zhvillimin e psoriazës. Dr. Ariton Maqëllara Sëmundjet e sistemit nervor Ujërat minerale të Banjave të Dibrës janë hypertermale, radioaktive, te pasura me oligoelemente dhe kjo përbërje e ujërave me vetitë fizike (termike dhe mekanike) dhe kimike bën që të kënë efekt shërues ne sëmundjet të ndryshme, gati në të gjithë sistemet e organizmit. Trajtimet në llixhat tona, ka efekt parandaluese (preventive) si dhe efekt shërues që ndihmon në rruajtjen e një trupi të shëndoshë. Në neurologji ka efekt shërues tek shumë sëmundje funksionale dhe organike, dhe atë në fazat akute dhe kronike. Në të shumtën e rasteve përveç ujërave termominerale, shfrytëzohen edhe terapi plotësuese si: terapi medikamentoze, terapi fizikale (fango, elektro, masazhe manuale) dhe klimoterapi. Mekanizmi i veprimin konsiston në temperaturën dhe përbërjen kimike të ujit. Temperaturat e larta, dhe thithja e elementeve kimike të ujit ( sulfurit, hekurit, magnezit, gazrat sulfurik dhe karbonik) sjellin deri te rritja e qarkullimit të gjakut në të gjithë organizmin duke filluar nga lëkura, indet, nënlëkura, muskujt, organet e brendshme; dhe kjo ndikon gjithashtu në rritjen e frymëmarrjes dhe shkaktimi i djersitjes, rritjen e punës të zemrës, dhe të gjitha së bashku ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të organizmit dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse (imunitetit).Sëmundjet organike më të shpeshta janë sëmundjet e sistemit nervor periferik nga trauma të ndryshme inflamatore (ndezjes), kompresione (ndrydhje) me ç’rast vjen deri tek ndërprerja e pjesshme (parezat) ose më e rëndë (paraliza) e atij nervi. Gjithashtu raste të shpeshta të cilat ne I shërojmë janë dëmtimi I nervit shijatik, dëmtimet e ndryshme inflamatore si radikulitet dhe aksidentet vaskulare ose infarktet e trurit qe shkaktohen nga dëmtimet fizike gjate aksidenteve dhe shkaktojnë invaliditet (hemiparezat ose hemiplegjit). Në fijet nervore dhe muskujt e paralizuar ndikon pozitivisht duke rritur funksionin, bëhet ulja e inflamacionit të fijeve nervore, apo nervave të atrofuar dhe të njëjtave u ndihmon që të kthehen në funksion.Dr. Spec. Mubera Qemali Sëmundjet e sistemit lokomotor Sistemi lokomotor është pjesë mjaft e rëndësishme e organizmit qe mundëson funksionet e saj lëvizëse, mbajtjen e trupit dhe koordinimin e saj. Dhimbjet që mund të shkaktohen nga ky sistem janë të tmerrshme, por kjo nuk është edhe aq e rëndë po ta mendosh se nuk mund të kryhet një jetë normale nëse ky sistem nuk funksionon ashtu siç duhet. Qëllimi i këtij referimi është se si veprojnë ujërat tremo-minerale me efektet termike, kimike dhe mekanike, tek sëmundjet reumatike. Ujërat termo-minerale ndikojnë në rivendosjen e funksioneve lëvizëse të çrregulluara, siç janë komplikimet në kyçe, komplikime të kontrakturave, ankilozave dhe atrofi muskulore. Ujërat e Banjave të Dibrës Capa kanë përmbajtje mjaft të lartë sulfurore, dhe kjo është mjaft e rëndësishme për kapsollën e kyçit (artikulare), absorbimi i sulfurit e bën atë më të bute për tu lakuar. Sulfuri nuk mund të merret me anë të tabletave ose injeksioneve, e vetmja mënyrë është që lëkura të thith atë. Rekomandohen nga 10-15 ditë mjekim në qendrën tonë. Kuptohet se përveç ujërave termominerale, pushuesit trajtohen edhe me masazhe, terapi të ndryshme fizikale si dhe me fangoterapi e cila është unike në këtë qendër. Dr. Spec. Latif Dika Sëmundjet e sistemit Gastoduedenal dhe Uro-Gjenital. Te përcaktosh se kur ka filluar përdorimi i faktorëve balnear për qëllime profilaktike e kurative është e vështirë. Hpokrati ishte i pari nga mjeket qe ka theksuar se shëndeti i njeriut është në varësi te mjedisit dhe veçorive klimatike. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi |
|---|