|
Investime tė reja nė hotelin e Banjishtit |
|
|
|
|
Si çdo vit Banjat e Dibrës kanë menduar për risitë e rradhës, të cilat do ti sjellim për klientët tonë nderuar, të cilët i faleminderojmë nga zemra. Investimi i ardhshëm është ai i hotelit të Banjishtit, ku po kryhen ndryshime të mëdha. Hoteli i Banjishit tani do të ketë një hyrje të re, shumë të bukur, por gjithmonë duke ruajtur stilin antik të këtij hoteli. Dhe përveç recepcionit i cili do të çvendoset, do të ndërtohet zyrrat e reja të doktorëve, si dhe investime të shumta në sallat e terapive dhe koridoret e katit përdhesë. Duke mos dashur që ti teregojmë të gjitha menjëherë, sepse ka edhe shumë për tu punuar, po ju paraqesim fotot e para kompjuterike nga projekti i realizuar nga një Dibran të cilin e faleminderojmë për punën e shkëlqyer. Shpresojmë që t'ju pëlqejë, presim komentet tuaja përmes emailit. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Mirė se vini nė web faqen e Banjave tė Dibrės Capa |
|
|
|
Të dashur vizitorë mirë se vini në web faqen e Banjave të Dibrës Capa, e cila ka ndryshuar dhe tani gëzon edhe një dizajn të ri, ashto siç evoluon dita ditës edhe vetë ky institucion. Qëllimi i kësaj web faqeje është që të na afrojë sa ë shumë me klientët tanë, t'ju mundësoj Ju që më lehtë dhe më shpejtë të merni informacionin që ju nevoitet, si dhe te kontaktojmë së bashku në mënyrë moderne.
Përveç dizajnit të ri, kjo web faqe ofron tash edhe funksione të reja:
• Rezervimet Online- Funksion ky që ju mundëson të kryeni rezervimer tuaja në cdo kohë, 24x7, pa marrë parasysh se ku ndodheni dhe apsolutisht pa asnjë shpenzim. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Në fillim të muajit Gusht 2009, u lëshuan ne përdorim 18 dhoma te reja në hotelin e Banjishtit, prej te cilave 2 jane apartamente, 10 janë dhoma me shtretër dopio dhe 6 jane dhome me dy shtretër. Njëkohësisht nën linkun Çmimet, mund te vëreni se ka ulje të çmimeve sa u përket apartamenteve për 15%. Ne vijim po ripublikojmë fotografi te këtyre dhomave. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Bashkėpunim me fondin e shėndetėsisė |
|
|
|
|
Banjat e Dibrës Capa ju njohtojnë se nënshkroi marrëveshjen me Fondin e Shëndetësise të Republikës të Maqedonisë, për vitin 2008, marrëveshje kjo e cila u mundëson pacientëve në nevojë, të shërohen në qendrën tonë me anë të fondit, i cili mbulon një pjesë ose tërësisht shpenzimet e pacientit. Gjatë kërkesës që do të parashtroni pranë njësisë të fondit të shëndetësisë në qytettin tuaj, kërkoni që lënda mjeksore t'ju jepet për Banjat e Dibrës Capa. Është kjo e vetmja mënyrë që të merni shërbimet më profesionale mjeksore, ndërsa trupi tuaj do ta ndejë atë qysh në ditët e para të trajtimit. Në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm që duhet të sillni, mund të na kontaktoni në çdo kohë. Shtyp këtu për mënyrat e kontaktit |
|
|
Banjat e Dibrës Capa (ose Lixhat e Dibrës) kane në pronësi dy hotele, në një qytet të vogël me emrin Dibër në R. e Maqedonisë. Ajo çka paraqitet si atraktivitet i rrallë në këto banja është uji natyral termo-mineral që buron tek Banjat e Dibrës Capa. Është ky ujë që rradhitet në vendin e parë në evropë dhe të tretin në botë për efektët shëruese dhe për përbërjen minerale që ka, fakt ky i cili flet shumë për ne. Të njohura shpesh edhe nën emrat e hoteleve Banisht dhe Kosovrast, Banjat e Dibrës Capa ofrojë shërim, rehabilitim dhe relaksim për të gjithë pushuesit, dhe çka është më e rëndësishme, e gjithë kjo është e përfshirë në një çmim mjaft të përshtatshëm që mund të përballohet nga të gjithë. Me dy hotelet e lartë përmendra, kemi një kapacitet prej 500 shtretër, dhe po punohet për rritjen e kapacitetit dhe modernizimin e tyre. Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 vjet nga privatizimi i këtij institucioni, janë kryer ndryshime të mëdha duke filluar nga vet stafi mjeksor i cili është pasuruar me mjek të ri e deri te ndryshimet e mbrendshme dhe të jashtme që janë kryer në hotelet tona. Mjafton të përmenden këtu dhomat të cilat janë ndryshuar tërësisht dhe janë paisur me inventar modern, janë ndërtuar pishina të reja moderne, jemi paisur me aparate medicinale moderne për terapia dhe shumë e shumë ndryshime tjera, të cilat është e pamundur t'ua paraqesim të gjitha. |
|
|
|